Formacionet zyrtare: Llapi - Malisheva, Dukagjini - Ferizaj dhe Drita - Drenica

Formacionet zyrtare: Llapi - Malisheva, Dukagjini - Ferizaj dhe Drita - Drenica

Sport October 01, 2022 - 12:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të tri ndeshjeve të Albi Mall Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së nëntë.

Llapi dhe Malisheva përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Vendasit u këndellën javën e kaluar kur morën një fitore në Gjilan pas pesë ndeshjeve pa shijuar triumfin.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina synon të vazhdoj me fitore për tu ngjitur sa më lart në tabelë.

Në anën tjetër Malisheva në këtë takim vije pas tri humbjeve radhazi dhe kërkon t’i jap fund serisë negative.

Dukagjini është nikoqir i Ferizajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Klinasit nuk dinë për fitore në këto tetë javët e para ku kanë marrë vetëm dy pikë.

Në anën tjetër edhe Ferizaj nuk qëndron mirë, pasi zë vendin e parafundit në tabelë me shtatë pikë.

Vendasit synojnë të marrin tri pikët e para në kampionat sot, derisa mysafirët nga Ferizaj kanë udhëtuar drejt Klinës për mos tu mposhtur.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet mes Dritës dhe Drenicës në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Drita është e para në tabelë me 18 pikë, kurse Drenica e pesta me 11 sosh.

Të tri ndeshjet fillojnë nga ora 13:00, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Llapi:

Malisheva: Gashi, Rapuca, Xhaka, Kryeziu, Pira, Maliqi, Vitija, Tolaj, Bahtiri, Hajdari, Shillova.

Dukagjini:

Ferizaj:

Dhe

Drita;

Drenica: