
La Liga në “Twitter” e prezanton Vedat Muriqin me flamur të Kosovës
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili luan për skuadrën spanjolle të Mallorcas, së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, janë përzgjedhur si fytyrat kryesore të përballjes së këtyre dy ekipeve këtë të shtunë në kuadër të kampionatit spanjoll, La Liga Santander.
Prezantimi u bë në faqen zyrtare të La Ligës në “Twitter”, ajo në gjuhën spanjolle, raporton Zeri.info.
E veçanta e këtij prezantimi është se, liga spanjolle e ka prezantuar Muriqin me flamurin e Kosovës, pavarësisht faktit se Spanja ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
Ndryshe, Muriqi po kalon formë të mirë te Mallorca, ku ka arritur të shënojë tetë gola, e duke dhuruar tri asitime.
Sulmuesi prizrenas ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027. /Zeri
ë Un ë ë: ë ë.
— LaLiga (@LaLiga) September 29, 2022
ë @MuriqiVedat
ë @lewy_official
ë@RCD_Mallorca
ë @FCBarcelona_es #PaniniLaLiga #RCDMallorcaBarça pic.twitter.com/oUV6rHNzMI