Ahmeti: Infatino të tregojë sa para ka marrë FFK-ja, që të zbulohen keqpërdorimet në futboll

Ahmeti: Infatino të tregojë sa para ka marrë FFK-ja, që të zbulohen keqpërdorimet në futboll

Sport September 30, 2022 - 19:55

Sot Kosovën e vizitoi, presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ku u prit në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ish- zëvendëssekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka thënë se Infantinio ka nisur vizitat në të gjitha shtetet anëtare për të lobuar që të fitojë edhe një mandat si president i FIFA-së.

Ahmeti tregoi se gjatë vizitës së Infatinios në Shqipëri bëri vizitë në Air Albania, të cilat i ka financuar shteti shqiptar.

Por, kjo nuk ndodhi në Kosovë, sepse sipas tij shteti i Kosovës nuk ka nisur asnjë projekt për futbollin kosovar.

Ahmeti më tej ka thënë se gjëja e duhur do të ishte që presidenti Infatinio të tregonte mjetet financiare që i janë dhuruar FFK-së, që sipas tij në këtë mënyrë do të kuptohej se kush keqpërdor mjetet financiare në futboll. /Zëri