“Plisat” i reagojnë FFK-së për stadiumin: Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet

“Plisat” i reagojnë FFK-së për stadiumin: Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet

Sport September 30, 2022 - 19:37
Lajmet e fundit nga Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës i ka kërkuar klubit të Prishtinës që ndeshjet si vendas këtë muaj t’i luajë jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kjo për shkak të gjendjes në stadium dhe ndeshjeve të Kosovës U17.

Por, me një gjë të tillë nuk është pajtuar aspak klubi prishtinas, i cili ka refuzuar këtë vendim të FFK-së.

Përpos klubit, edhe “Plisat” kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, derisa thonë se të dielën do të jenë “në jug” për ndeshjen ndaj Trepçës ’89.

Njoftimi i plotë i tifogrupit prishtinas:

“REAGIM

STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI!

Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!
Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!

Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!“.