Zyrtare: Hoffenheim blindon Fisnik Asllanin me kontratë afatgjate

Zyrtare: Hoffenheim blindon Fisnik Asllanin me kontratë afatgjate

Sport September 30, 2022 - 14:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Fisnik Asllani është njëri nga talentët më të mëdhenj nga Kosova që bën karrierë në Gjermani.

Sulmuesi i talentuar dy vjet më parë iu bashkua Akademisë së Hoffenheimit nga Union Berlin dhe ka shkëlqyer për ekipin e dytë.

20-vjeçari ka zhvilluar edhe dy ndeshje edicionin e kaluar me ekipin e parë të Hoffenheimit, duke u konfirmuar besimi i klubit që ka në të.

Asllani po kalon nëpër një formë fantastike, ku me ekipin e dytë të Hoffenheimit këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në shtatë paraqitje.

Hoffenheimi i ka ofruar kontratë profesionale dhe afatgjate sulmuesit nga Kosova, i cili ka nënshkruar deri në verën e vitit 2026.

Asllani bëri debutimin e tij për ekipin e parë të TSG Hoffenheim në Bundesligë në nëntor 2021, ku ka bërë dy paraqitje të shkurtra deri më tani.

Kujtojmë që Asllani luan për grup-moshën U20 të Gjermanisë, derisa në të ardhmen mund ta përfaqësojë Kosovën.