Infantino pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani

Infantino pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani

Sport September 30, 2022 - 12:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.

Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv.sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretar i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.

Pos Osmanit, ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Ramën dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku. /Zeri.info