Conte, i zemëruar nga thashethemet “mosrespektuese” për rikthimin te Juventusi

Conte, i zemëruar nga thashethemet “mosrespektuese” për rikthimin te Juventusi

Sport September 30, 2022 - 11:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Antonio Conte është shprehur i zemëruar për thashethemet “mosrespektuese” që pretendojnë se ai mund të largohet nga Tottenhami për një periudhë të dytë në Juventus.

Conte kaloi tre vjet me “Bianconerët” midis 2011 dhe 2014, duke i ndihmuar ata në një hat-trick të titujve të Serisë A, dhe gjithashtu mori 420 paraqitje për klubin si lojtar.

Është sugjeruar se, me Juventusin që po lufton për formën nën urdhërat e Massimiliano Allegrit dhe me kontratën e Contes që do të skadojë verën e ardhshme, ai mund kthehet përsëri në Torino nga një ofertë joshëse.

Conte, i cili është i fokusuar në kërkimet në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve te “Spurs”, këmbëngul se nuk është kështu dhe u është përgjigjur atyre që vënë në pikëpyetje angazhimin dhe besnikërinë e tij duke thënë: “Kjo është mungesë respekti për trajnerin që punon në Juventus dhe gjithashtu mungesë respekti për mua duke punuar për Tottenham”.

“Nuk ekziston koha e duhur (për të nënshkruar kontratë). Mund të jetë nesër. Mund të jetë dita e fundit e sezonit të Premier League. Gjëja më e rëndësishme për mua dhe klubin është të kuptojmë se duam të vazhdojmë së bashku, të shkojmë në të njëjtin drejtim. Në momentin e duhur do të marr vendimin më të mirë. Në këtë moment jam shumë i lumtur”.

Conte mori drejtimin e Tottenhamit në Nëntor 2021 dhe i udhëhoqi ata në një top-katërshe në fushatën e tij debutuese.

Tottenhami do të rikthehet në aksion të shtunën (nesër) në një derbi me Arsenalin në “Emirates Stadium”. /Zeri.info