
Infantino bën homazhe te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri
Sport
September 30, 2022 - 11:05
Lajmet e fundit nga Sporti
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë homazhe para shtatores së legjendës Fadil Vokrri.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit gjendet për vizitë në Kosovë, teksa gjatë pasdites pritet të takohet edhe me krerët e shtetit.
Infantino gjithashtu u fut edhe brenda stadiumit për ta parë.
Në Kosovë po ashtu gjendet edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
