Derbi i Beneluksit i takon Holandës, “Tulipanët” mposhtin Belgjikën

Derbi i Beneluksit i takon Holandës, “Tulipanët” mposhtin Belgjikën

Sport September 25, 2022 - 22:45
Lajmet e fundit nga Sporti

Holanda e ka fituar përballjen me Belgjikën.

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale në derbin e Beneluksit kundër Belgjikës.

Një përballje që përcaktoi shumëçka për pozitën e parë në grupin e 4 të Ligës A, i takoi skuadrës së Louis van Gaal.

Holanda mori një fitore ndaj Belgjikës, me një gol të shënuar në minutën e 73’.

Gjithçka vendosi Virgil van Dijk, i cili në një korner u gjend më së miri në zonë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Fitorja e dërgoi Holandën në kuotën e 16 pikëve në pozitën e parë, kurse Belgjika mbeti me 10 pikë në pozitën e dytë.