Gjyqtarët estonezë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosova – Qipro

Gjyqtarët estonezë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosova – Qipro

Sport September 25, 2022 - 16:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë deleguar gjyqtarët kryesorë për ndeshjen Kosova – Qipro.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta pres Qipron të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të kampanjës së Ligës së Kombeve, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C, shkruan Zeri.info.

Tashmë, UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë sfidë shumë të rëndësishme për fatin e dy ekipeve në renditjen tabelore.

Kristo Tohver, Silver Koiv dhe Sten Klaasen, treshja e gjyqtarëve nga Estonia do të ndajnë drejtësinë e ndeshjes.

Gjyqtar i katër do të jetë poashtu një estonez, Juri Frischer.

Ndërkohë në sistemin VAR janë gjyqtarët italianë, Gianluca Aureliano dhe Daria Cecconi.

“Dardanët” janë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro që kanë nga pesë pikë. Greqia është e para me 12 pikë.

Ndeshja do të nis me fillim nga ora 20:45. /Zeri.info