Klubet e Manchesterit do të luftojnë për mbrojtësin e Interit

Klubet e Manchesterit do të luftojnë për mbrojtësin e Interit

Sport September 25, 2022 - 15:39
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë treguar interes për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni në sezonin e ardhshëm, sipas “Gazzetta dello Sport”, përcjell Zeri.info.

Së bashku me dy klubet e Manchesterit, italiani po lidhet edhe me një kalim te Tottenham Hotspuri.

Italiani 23-vjeçar ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor të vitit 2024. /Zeri.info