FBK-ja për Belul Beqajn: Ai do të kujtohet jo vetëm si ish-kryetar i FBK-së, por edhe një person që ka hyrë në histori

FBK-ja për Belul Beqajn: Ai do të kujtohet jo vetëm si ish-kryetar i FBK-së, por edhe një person që ka hyrë në histori

Sport September 25, 2022 - 13:52
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot (e diele) ka vdekur profesori universitar, Belul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftim.

Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar.

Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Beqaj dhe Komunitetin e basketbollit.

Komunikata e tyre e plotë:

E nderuara familja Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,

Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së. /Zeri.info