Portugalia fiton lehtësisht ndaj Çekisë

Portugalia fiton lehtësisht ndaj Çekisë

Sport September 24, 2022 - 22:43
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kombëtarja portugeze ka fituar ndeshjen ndaj asaj çeke.

Portugalia fitoi 4:0, në një ndeshje të cilën e dominoi ndaj Çekisë.

Serinë e golave për ekipin e Fernando Santos e hapi Dalot, i cili shënoi në minutën e 33`.

Në minutat shtesë të pjesë së parë realizoi edhe Fernandes, për të dyfishuar kështu epërsinë e portugezëve.

Çekët kishin mundësinë të ngushtonin epërsinë, por nuk u treguan të saktë nga penalltia.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të mysafirëve.

Edhe në 45 minutat e dytë ndeshje më të mirë zhvilluan kombëtarja portugeze.

Ishte sërish Dalot, që arriti të tund rrjetën për rezultatin 3:0.

Kurse, për epilogun final 4:0 u përkujdes Jota në minutën e 82.

Më këtë fitore Portugalia ka 10 pikë në vendin e parë, kurse çekët kanë katër në pozitën e katërt.