Muslija: Na vjen keq për humbjen

Muslija: Na vjen keq për humbjen

Sport September 24, 2022 - 21:44
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kosova luajti mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme për gol, por pësoi dy gola pas minutës së 82′ dhe u mposht 2-1 në transfertë kundër Irlandës së Veriut në Nations League.

Florent Muslija, 24-vjeçari që luan me Paderborn në Bundesliga 2, analizoi sfidën e Dardanëve për SuperSport, duke u ndalur edhe te gjërat që duhet të përmirësojnë ai dhe shokët e ekipit.

“Na vjen keq që e humbëm lojën në fund. Kemi bërë ndeshje të mirë. Kemi mundur ta fitojmë lojën, por kështu e ka futbolli ndonjëherë. Ne do të vazhdojmë tutje. Nuk patëm mungesë koncentrimi, shënuam golin e parë, por më pas besoj se u lodhëm edhe ne.

Në fund kemi lënë shumë hapësira për kundërshtarin. Këto gjëra duhet që ne si ekip t’i përmirësojmë. Taktika? Na kërkuan të mbronim pas golit të barazimit“, deklaroi mesfushori ofensiv.