
Futbollistë e trajnerë të njohur falenderojnë Roger Federerin pas tërheqjes nga tenisi
Futbollistë të njohur nga e gjithë bota i kanë bërë shfrytëzuar rastin që ta falenderojnë tenistin legjendar, Roger Federer pasi ai njoftoi tërheqjen e tij.
Federer e mbylli karrierën e tij të shkëlqyer në tenis të premten (dje) dhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit i kanë bërë falenderime superyllit zviceran.
41-vjeçari del në pension pasi ka fituar 20 tituj të mëdhenj Grand Slam, një arritje e përmirësuar vetëm nga Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadal - me të cilët Federer u bashkua me të për ndeshjen e tij të fundit në Laver Cup.
Kujtojmë se, Federer ka qenë i lidhur me një lëvizje në futboll në të kaluarën, me FC Basel - ekipi i tij i fëmijërisë, teksa thuhet se i ka ofruar atij presidencën e klubit.
Mbetet për t’u pare nëse ai do të marrë një rol të tillë në të ardhmen. /Zeri.info




