De Jong, i gatshëm për rinovim të kontratës me Barcelonën

De Jong, i gatshëm për rinovim të kontratës me Barcelonën

Sport September 24, 2022 - 15:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

E ardhmja e Frenkie de Jongun në Barcelonë ishte në ajër gjatë verës mes lidhjeve me Manchester Unitedin dhe Chelsean.

Megjithatë, ai ishte gjithmonë i etur për të qëndruar në Barcelonë dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi.

Është bërë shumë për rinovimin e kontratës së tij në Camp Nou dhe, për t'u siguruar që ai mund të qëndrojë në Kataloni, një ripërshtatje e marrëveshjes së tij është në kartat, sipas “Marca”, përcjell Zeri.info.

Presidenti i klubit, Joan Laporta konfirmoi për “Que t’hi Jugues” konfirmoi se ka një marrëveshje në vend mes klubit dhe lojtarit.

Sipas mediumit spanjoll, Laporta dhe De Jong arritën një marrëveshje disa javë më parë që përcaktoi se mesfushori do të jetë ende te Barça, por në fund ata do të ulen për të adresuar një rregullim pagash, më të përshtatur me realitetin ekonomik të institucionit katalanas.

Holandezi, momentalisht ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. /Zeri.info