Barcelona ia mësyn yllit të Man Cityt si zëvendësues i Busquetsit

Barcelona ia mësyn yllit të Man Cityt si zëvendësues i Busquetsit

Sport September 24, 2022 - 14:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

Barcelona po konsideron nënshkrimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri verën e ardhshme nëse Busquets vendos të largohet nga klubi, sipas “Fichajes”, përcjell Zeri.info.

Busi mund të largohet nga “Camp Nou” për në MLS, pasi t'i skadojë kontrata e tij.

Mesfushori veteran ka kontratë të vlefshme me blaugranët deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Së bashku me Rodrin, Joshua Kimmichi i Bayern Munichut është gjithashtu në radarin e tyre si zëvendësues i Busquetsit. /Zeri.info