Mbappe për polemikën për të drejtat e imazhit: S’e kam problem të jem në ballë të skenës

Mbappe për polemikën për të drejtat e imazhit: S’e kam problem të jem në ballë të skenës

Sport September 23, 2022 - 12:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Kylian Mbappe ka thënë se nuk e ka problem të jetë në ballë të skenës në përgjigje të mosmarrëveshjes për të drejtat e imazhit me Federatën Franceze të Futbollit.

Mbappe kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në një fotosesion me skuadrën kombëtare për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi standardet e të drejtave të imazhit me Federatën Franceze të Futbollit (FFF).

Megjithatë, FFF-ja ka vendosur të rishikojë klauzolat në marrëveshje pas refuzimit të drejtpërdrejtë të sulmuesit, i cili ka thyer akullin.

“Po [jam i kënaqur me atë që ndodhi këtë javë]. Nuk isha vetëm unë që gjeta marrëveshje. I gjithë ekipi e donte këtë. Më pas, nuk e kam problem të jem në ballë të skenës nëse është e dobishme për shokët e mi të skuadrës. Të kritikohesh nuk do të ndryshojë mënyrën se si luaj dhe jetoj. Nëse kjo mund të ndihmojë grupin, nuk më shqetëson. Mendoj se i gjithë grupi është i lumtur”, ka thënë ai nga “L'Equipe”.

Sulmuesi 23-vjeçar, tani do të zhvendosë vëmendjen e tij në përballjen me Danimarkën në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve më 26 shtator. /Zeri.info