Dardanët nisen për në Irlandën e Veriut

Dardanët nisen për në Irlandën e Veriut

Sport September 23, 2022 - 11:36
Lajmet e fundit nga Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot (e premte) paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit, Alain Giresse, janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Kosova është e dyta në tabelën e Grupit 2 të Ligës së C me gjashtë pikë, kurse Irlanda e fundit me dy pikë.

Pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, “Dardanët” do të përballen me Qipron më 27 shtator, ndeshje kjo e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. /Zeri.info