Mourinho paraqitet në videoklipin e reperit të njohur, Stormzy

Mourinho paraqitet në videoklipin e reperit të njohur, Stormzy

Sport September 23, 2022 - 10:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili tani është në Romë, përveç futbollit, ai po merret edhe me muzikë.

Mourinho është paraqitur në videoklipin e fundit të super yllit të repit, Stormzy.

Portugezi 59-vjeçar është paraqitur në këngën e fundit të Stormzyt të titulluar “Mel Made Me Do It”.

“Ishte kënaqësi e madhe ta bëja këtë paraqitje për Videoklipi i ri i Stormzyt doli sot. Ia kalova mirë”, ishin fjalët e “Special One” për momentet gjatë videoklipit.

Një njeri që ka fituar titullin e Premier Ligës, Serie A-s, La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve, gjatë një karriere të shquar si trajner, aktualisht po kërkon të drejtojë Romën drejt fitimeve më të mëdha. /Zeri.info