Neueri dhe Goretzka, pozitivë me COVID-19

Neueri dhe Goretzka, pozitivë me COVID-19

Sport September 21, 2022 - 15:21
Lajmet e fundit nga Sporti

Leon Goretzka dhe Manuel Neuer kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Hansi Flick kishte përfshirë Leon Goretzka dhe Manuel Neuer në listën e kombëtares, por ata s’do të mund të japin kontributin e tyre.

Sipas raportimeve të fundit, dyshja e Bayernit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të dy lojtarët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vetëizolim.

Ata do të ndjekin protokollet e përcaktuara për tejkalimin e koronavirusit.