Ronaldo e merr çmimin special të golashënuesit më të mirë në histori të kombëtareve

Ronaldo e merr çmimin special të golashënuesit më të mirë në histori të kombëtareve

Sport September 21, 2022 - 14:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldo e ka marrë sot një çmim special në karrierën e tij.

Më saktësisht, ylli portugez u shpërblye nga Federata Portugeze e Futbollit për arritjen e tij në nivelin e Kombëtareve, ku është golashënuesi më i mirë në histori.

37-vjeçari i ka realizuar 117 gola në 189 paraqitje me Portugalinë, ndërsa e fitoi edhe Kampionatin Evropian në vitin 2016.

Ai insiston se rruga e tij nuk ka marrë fund ende, duke e paralajmëruar madje edhe pjesëmarrjen në Euro 2024, krahas Botërorit të Katarit, i cili do të mbahet këtë fundvit.

Në ceremoninë e mbajtur sot, Ronaldo e mori çmimin e ri pasi në shtator të vitit të kaluar e kaloi ish-sulmuesin e Iranit, Ali Daei për më së shumti gola të shënuar me Kombëtare.

“Jam krenar që e mora çmimin e këtij niveli. Nuk e kam menduar kurrë se do ta kisha këtë arritje. I falënderoj të gjithë ata që ishin të rëndësishëm në karrierën time. Ishte një rrugëtim i gjatë, por do të doja të them se rruga ime nuk ka marrë fund ende. Do të merrni ende nga ‘Cris”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.