I dërgoi mesazhe të papërshtatshme agjentes financiare të futbollit, Chelsea shkarkon drejtorin komercial Willoughby

I dërgoi mesazhe të papërshtatshme agjentes financiare të futbollit, Chelsea shkarkon drejtorin komercial Willoughby

Sport September 21, 2022 - 12:48
Lajmet e fundit nga Sporti

Chelsea ka shkarkuar drejtorin komercial, Damian Willoughby, pasi ai i dërgoi mesazhe të papërshtatshme një agjenteje financiare të futbollit.

Willoughby i dërgoi mesazhe të pahijshme Catalina Kimit përpara se ai t’i bashkohej klubit muajin e kaluar.

Kim ishte përfshirë në një ofertë për të blerë klubin e Londrës Perëndimore në mars.

“Chelsea konfirmon se ka ndërprerë punësimin e drejtorit komercial Damian Willoughby me efekt të menjëhershëm”, tha një zëdhënës i klubit.

“Dëshmitë e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga zoti Willoughby, përpara emërimit të tij në Chelsea FC në fillim të këtij muaji, së fundmi i janë ofruar dhe hetuar klubit”.

“Ndërsa ata u dërguan para punësimit të tij në klub, një sjellje e tillë bie absolutisht në kundërshtim me mjedisin e vendit të punës dhe kulturën e korporatës që krijohet nga pronësia e re e klubit”.

Muajin e kaluar Willoughby filloi një periudhë të dytë në “Stamford Bridge” pas marrjes së klubit nga një grup investimi i udhëhequr nga biznesmeni Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

Willoughby ka punuar për Chelsean midis 2007 dhe 2010 dhe gjithashtu ka punuar për Manchester Cityn dhe EA Sports. /Zeri.info