Asensio flet për interesimin e Barcelonës

Asensio flet për interesimin e Barcelonës

Sport September 21, 2022 - 10:56
Lajmet e fundit nga Sporti

Barcelona po mendon të nënshkruajë me Marco Asension si agjent i lirë në verën e vitit 2023.

Sulmuesi i Real Madridit ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me klubin dhe mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” kur të përfundojë kontrata e tij.

Kur u pyet nëse do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës verën e ardhshme, 26-vjeçari anësor u përgjigj për COPE-n: “Nuk e kam menduar. Nuk mund t’ju jap një përgjigje tani. Shumë miq më kanë treguar për lajmet se Barça dëshiron të më nënshkruajë. Kam marrë rreth 200 mesazhe. Ka shumë thashetheme dhe shumë gjëra që nuk i dimë. Në vitin 2023 do të jem në gjendje të nënshkruaj me çdo klub, sepse kontrata ime përfundon”.

Asensio është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2015, pasi u largua nga Espanyoli kur kishte përfunduar huazimin nga Mallorca. /Zeri.info