Man Utd në bisedime të avancuara me Barcelonën për Destin

Man Utd në bisedime të avancuara me Barcelonën për Destin

Sport August 17, 2022 - 14:56
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester United mesa duket është afër transferimit të mbrojtësit të Barcelonës, Sergino Dest, shkruan Zeri.info.

Sipas “Sport”, “Djajtë e Kuq” dhe Barcelona janë në bisedime të avancuara për të përfunduar një marrëveshje për Destin.

Barcelona po e mban çmimin e kërkuar prej 20 milionë eurove, ndërsa klubi i Premier Ligës po përpiqen ta ulë atë në të paktën 17 milionë euro.

Edhe pse lojtari fillimisht hezitoi të largohej nga skuadra katalanase, ai tani ka ndryshuar qëndrim pasi u tha se ai nuk përfshihet në planet e Xavi Hernandezit.

Mbrojtësi amerikan është pjesë e klubit katalunas prej tetorit të vitit 2020, ndërsa ka ende kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Zeri.info