Besa mohon shuarjen dhe mospjesëmarrjen në gara, konfirmon regjistrimin për sezonin 2022/23

Besa mohon shuarjen dhe mospjesëmarrjen në gara, konfirmon regjistrimin për sezonin 2022/23

Sport August 17, 2022 - 14:40
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi Besa nga Peja ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se nuk do të shuhet dhe do të marrë pjesë në garat e futbollit të Kosovës për sezonin 2022/23.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Besa nuk do të marrë pjesë në këtë sezon, pas problemeve të mëdha financiare.

Gjithashtu u raportua se tri herë kampioni i Kosovës rrezikon shuarjen shkaku i këtyre problemeve të mëdha.

Megjithatë, Besa ka reaguar me anë të faqes zyrtare duhet konfirmon pjesëmarrjen në garat e futbollit për sezonin 2022/23 në Ligën e Dytë.

“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare.

Ndër të tjera, klubi pejan konfirmoi se janë duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamirës në çfarëdo forme është i mirëseardhur.