Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

Sport August 17, 2022 - 14:26
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi kryeqytetas i futsallit, FC Prishtina 01, ka kryer një transferim të madh këtë verë, duke nënshkruar me lojtarin e njohur, Halim Selmanaj.

FC Prishtina 01 e ka marrë seriozisht sezonin e sivjetmë në futsallin e Kosovës, pasi synon ta fitojë titullin kampion për herë të parë në histori.

Pas ka nënshkruar me disa emra të njohur ditëve të fundit, sot (e mërkurë) ka konfirmuar edhe transferimin më të madh të verës.

Kryeqytetasit kanë konfirmuar transferimin e lojtarit të njohur Halim Selmanaj, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Liburnit, ndërsa është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë.

Postimi pa ndërhyrje i FC Prishtina 01:

FC Prishtina 01 është e lumtur t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me Halim Selmanajn.

Ylli i futsallit shqiptar këtë sezon do t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

Ai gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur te Liburni, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Selmanaj është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në futsall

Duke i njohur kualitet e tij, FC Prishtina 01 është e bindur në arritjen e objektivave.

Përpara, përpara bardhekaltër.