Elon Musk: Ishte një shaka, s’po e blej Man Unitedin

Elon Musk: Ishte një shaka, s’po e blej Man Unitedin

Sport August 17, 2022 - 10:28
Lajmet e fundit nga sporti

Elon Musk ka thënë se nuk do të blejë Manchester United, pasi më herët postoi në Twitter se dëshironte të merrte klubin e Ligës Premier.

Shefi i Tesla-s, i cili tashmë njihet për postime jo bindëse në Twitter, shkroi të mërkurën (sot): “Unë po blej Manchester Unitedin”.

Por, kur u pyet në Twitter nëse ishte serioz, ai u përgjigj: “Jo, kjo është një shaka që një kohë të gjatë në Twitter. Unë nuk do të blej asnjë ekip sportiv”.

Postimi fillestar i Muskit në Twitter do të kishte shkaktuar një entuziazëm mes tifozëve të United.

Shumë kanë protestuar vitet e fundit kundër familjes amerikane Glazer, e cila e bleu klubin në vitin 2005, për shkak të vështirësive të skuadrës në fushë.

Lëvizja anti-Glazer mori vrull vitin e kaluar pasi United u përfshi në një përpjekje të dështuar për të formuar një Superligë evropiane.

Manchester United ka qenë kampion i Anglisë 20 herë rekord dhe ka fituar tre herë Kupën e Evropës, kompeticionin më prestigjioz të klubeve.