Xavi, i pasigurt nëse De Jong do të qëndrojë në Barcelonë

Xavi, i pasigurt nëse De Jong do të qëndrojë në Barcelonë

Sport August 14, 2022 - 18:31
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për të ardhmen e mesfushorit, Frenkie De Jong te Barcelona, shkruan Zeri.info.

De Jong është tema kryesore e kësaj merkato verore, i cili po lidhet shumë me një largim nga “Camp Nou”.
Për mesfushorin holandez të interesuar janë Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Duke folur pas barazimit të Barcelonës kundër Rayo Vallecanos të shtunën në mbrëmje, Xavi pranoi se ai nuk e di nëse Frenkie De Jong do të jetë ende një lojtar i Barçës kur të mbyllet dritarja e transferimeve.

Ai u tha gazetarëve: "Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me merkato. Unë mund të garantoj se, nëse ai qëndron, ai do të jetë i rëndësishëm për ne. /Zeri.info