Xavi shprehet i dëshpëruar pas barazimit me Vallecanon

Xavi shprehet i dëshpëruar pas barazimit me Vallecanon

Sport August 14, 2022 - 13:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos.

Mbrëmë Barcelona nuk arriti të marrë fitore në xhiron e parë të La Ligas, ndaj Rayo Vallecanos.

Katalanasit e dominuan ndeshjen, krijuan raste, por nuk ishin efektiv në tundjen e rrjetës së ekipit kundërshtar.

E pas ndeshjes është Xavi që u shpreh i dëshpëruar me atë barazim.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, arritëm në zonën e tyre, por nuk ishim efektivë”, ka thënë fillimisht ai.

“Është vetëm një pikë, kjo është e pamjaftueshme. Por, ne duhet të vazhdojmë të besojmë te modeli, të punojmë shumë. E kuptoj zhgënjimin sepse kishim krijuar shumë pritshmëri”.

Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndeshjen e ardhshme Barca e luan në udhëtim te Real Sociedad, të dielën në orën 22:00.