Zyrtare: KB Trepça përforcohet me kanadezin, Elijah Ifeje

Zyrtare: KB Trepça përforcohet me kanadezin, Elijah Ifeje

Sport August 13, 2022 - 14:35
Lajmet e fundit nga Sporti

KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Pas lëndimit të Jahsim Floyd, klubi nga Mitrovica ka transferuar basketbollistin kanadez, Elijah Ifeje.

Kanadezi Ifeje do të mbulojë pozitën e qendrës dhe alo qendrës te kjo skuadër.

Trepça e ka ndërmend që të garojë seriozisht për titull në këtë edicion, pasi klubi e ka kaluar tashmë krizën financiare dhe objektivat për krye të tabelës janë lehtësisht të prekshëm.