Ancelotti: Do të tërhiqem nga futbolli pasi ta përfundoj aventurën me Real Madridin

Ancelotti: Do të tërhiqem nga futbolli pasi ta përfundoj aventurën me Real Madridin

Sport August 13, 2022 - 13:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Carlo Ancelotti ka thënë se nuk do ta ushtrojë më postin e trajnerit pasi ta përfundojë eksperiencën me Real Madridin.

Në një intervistë të dhënë të shtunën ai tha se aventura me “Los Blancos” do të jetë e fundit për të në stol.

“Do të tërhiqem nga futbolli pas kësaj aventure në Real Madrid”, theksoi italiani në një prononcim për medie para ndeshjes ndaj Almerias.

Ardhja e tij në stol te madrilienët ndryshoi për së miri gjërat, duke e fituar Champions Leaguen për një kohë shumë të shkurtër.