
Zyrtare: Gjilani transferon Solomonin
Gjilani ka njoftuar se ka transferuar futbollistin, Theophilus Solomon, shkruan Zeri.info.
Lajmin për ardhjen e re e konfirmoi vetë klubi nga Gjilani përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Me gjilanasit ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Solomon së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, kurse tani karrierën do ta vazhdojë me Gjilanin.
Postimi i plotë nga klubi gjilanas:
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.
Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”.