Munishi para ndeshjes ndaj Dukagjinit: Të dalim në fushë me krenari, t’i bëjmë krenar “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë

Munishi para ndeshjes ndaj Dukagjinit: Të dalim në fushë me krenari, t’i bëjmë krenar “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë

Sport August 12, 2022 - 19:02
Lajmet e fundit nga Sporti

 

FC Prishtina e fillon të shtunën (13 gusht) një mision të ri.

Skuadra “bardhekaltër” do ta nis edicionin e ri në futbollin e Kosovës me ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës, sfidë e cila i takon xhiros së parë të BKT Superligës së Kosovës në futboll. 

Ndeshja në fjalë luhet nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Prishtina do të startojë në këtë edicion me trajnerin prishtinas, Ismet Munishi që e ka bërë një skuadër të re, e të cilën e ka përgatitur tash e disa javë në Kosovë dhe në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. 

Prishtina gjatë fazës përgatitore i ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje miqësore ndërkohë që përgatitjet e fundit para duelit me Dukagjinin i ka kryer në fushën e KEK-ut në Obiliq teksa skuadra natën e së premtes do ta bëjë së bashku e karantinuar në Istog. 

Munishi për faqen zyrtare të klubit ka folur para ndeshjes dhe është shprehur optimist për sfidën ndaj Dukagjinit. 

Gjendja e skuadrës dhe atmosfera në ekip - Gjendja e skuadrës është fantastike. Mund të them se kemi punuar shumë mirë fazën përgatitore dhe të gjithë e dhënë më të mirën e tyre. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 

Ndeshja ndaj Dukagjinit - Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh. Synimet e Prishtinës janë gjithmonë shumë të qarta, edhe në këtë takim shkojmë për fitore. Nuk kemi mungesa dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Unë, stafi dhe futbollistët jemi krenar që jemi në klubin më të madh në vend. Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe, t'i bëjmë krenar tifozët tanë “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë.

Mesazhi- Kryesia, futbollistët, stafi, tifozët dhe të gjithë qytetarët duhet punuar të gjithë së bashku që ta kthejmë Prishtinën aty ku e meriton. Prishtina është e të gjithëve.  /Zeri.info