Të hënën hidhet shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave

Të hënën hidhet shorti për edicionin e ri në futbollin e femrave

Sport August 12, 2022 - 17:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Komisioni i Garave i futbollit të femrave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë së tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të hënën, më 15 gusht, në selinë e FFK-së.

Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari: Superliga në orën 11:00 dhe Liga e Parë në orën 11:30. Ky edicion vjen me formatin e ri të garave, ku Superliga do të ketë 8 ekipe, derisa për herë të parë do të garohet edhe në Ligën e Parë, ku kësaj radhe janë paraqitur për gara 6 ekipe.

 

Ekipet e Superligës

Ep Com Hajvalia

Mitrovica

Kosova VR

Malisheva

Llapi

Dukagjini

Bazeli 2015

Jakova

 

Ekipet e Ligë së Parë

Vizioni

Liria

Presingu

Intelektualet

Heroinat

16 Qershori.