
Lewandowski s’ia doli ta thyejë rekordin e Ibrahimoviqit te Barcelona
Sport
August 06, 2022 - 18:54
Lajmet e fundit nga Sporti
Robert Lewandowski u prezantua të premten zyrtarisht si lojtar i Barcelonës.
Sulmuesi polak u prezantua para tifozëve në “Camp Nou” dhe fakti që hyrja ishte falas, pritej që ky të ishte prezantimi më i ndjekur ndonjëherë – megjithatë, ashtu nuk ndodhi,
Te Barcelona rekordin e ka Zlatan Ibrahimoviq, si futbollisti më i ndjekur në prezantim te katalunasit.
60 mijë ishin të pranishëm në prezantimin zyrtar të sulmuesit suedez, teksa në prezantimin e Lewandowskit ishin të pranishëm 59,026 tifozë.
33-vjeçari tregoi disa aftësi mbresëlënëse me top në prezantimin e tij. Megjithatë, ato nuk ishin diçka për të cilat ish-sulmuei i Bayern Munichit njihet.
Robert Lewandowski më shumë njihet për gola, çka edhe presin tifozët e Barcelonës këtë sezon nga ai.