
Pas barazimit me Fulhamin, Klopp: Një lojë shumë e keqe nga ana jonë
Sport
August 06, 2022 - 18:27
Lajmet e fundit nga Sporti
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur pas barazimit ndaj Fulhamit.
‘Reds’ nuk e filluan mirë sezonin e ri në Premier Ligë.
Në ndeshjen e parë në ligën angleze ata ndan pikët me Fulhamin, pas barazimit 2:2.
Pas ndeshjes, i nervozuar foli trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, duke thënë se kanë luajtur një ndeshje shumë të keqe.
“Gjëja më e mirë e lojës është rezultati. Ne marrim një pikë nga një lojë shumë e keqe nga ana jonë.
Tani është një pyetje “si mund të ndodhë kjo? Qëndrimi nuk ishte i duhuri në fillim. Pastaj ne donim të luftonim, por nuk ishte e lehtë – fusha ishte e thatë dhe gjëra të tilla”, tha gjermani për ‘BT Sport’.
Ndeshjen e radhës Liverpooli e luan në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Fulhami në udhëtim te Wolves.