
Tottenham - Southamphton, mbyllet pjesa e parë
Tottenham janë në epërsi ndaj Southampton në kuadër të ndeshjes së parë në Premier Ligë.
2:1 është rezultati i 45 minutave të para në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Ekipi i Antonio Contes ishin fillimisht në disavantazh, pasi të parët shënuan mysafirët.
Në minutën e 12` ishte James Ward-Prowse që shënoi një supergol në portën e Hugo Lloris.
Por, goli i pësuar duket se vetëm motivoi ekipi e Tottenham, pasi ata arritën të rikthejnë rezultatin.
Në minutën e 21` shënoi Ryan Sessegnon për të barazuar shifrat në 1:1.
Në të 31` ishte Eric Dier që i dhuroi avantazhin ‘Spurs’, pas asistimit nga Son Heung-min.
Pas dy golave të shpejtë, ekipi londinez po kërkonin edhe të tretin, por nuk u treguan të saktë.
Në anën tjetër mysafirët përveç golit, nuk rrezikuan më shumë Tottenhamin.