
Liverpooli dhe Fulhami ndajnë pikët
Sport
August 06, 2022 - 15:28
Lajmet e fundit nga Sporti
Ndonëse pritej një fitore me goleadë, nuk ndodhi ashtu.
Liverpooli udhëtoi në “Craven Cottage” për t’u përballur me një kundërshtar në letër, por gjërat ndryshuan rrugës.
Dy golat e Mitrovicit e “shkundën” skuadrën e Jurgen Klopp e cila mori një barazim tek në fund të ndeshjes.
Për mysafirët rrjetën e tundën Salah dhe Nunez, por që nuk u mjaftoi ta festonin trepikëshin.
Fitoren Klopp do ta tentojë në xhiron e ardhshme, me një qasje më serioze në fushën e blertë.