Barcelona e interesuar për nënshkrimin e Thomas Meunierit, pasi transferimi i Azpilicuetas dështoi

Barcelona e interesuar për nënshkrimin e Thomas Meunierit, pasi transferimi i Azpilicuetas dështoi

Sport August 05, 2022 - 14:42
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona raportohet se është e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Borussia Dortmundit, Thomas Meunier, sipas “Sport”.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, me sa duket është i etur për të marrë reprezentuesin belg, pasi humbi të nënshkruajë me Cesar Azpilicuetan, i cili zgjati kontratën e tij me Chelsean.

Cesar Azpilicueta me qëndrimin te Chelsea ka hapur një diskutim mes drejtorëve sportivë dhe trajnerit se çfarë duhet bërë.

Xavi do të donte një specialist që mund të konkurronte për vendin dhe një nga opsionet është Thoms Meunier i Dortmundit.

Barcelona ra në kontakt me skuadrën gjermane në janar për t'i kërkuar që ai të huazohej me një klauzolë të detyrueshme blerjeje, por nuk e la të largohej. Tani do të varet nga çmimi, me Barcelonën që nuk dëshiron të shkojë shumë lart.

Klubi ka shumë dyshime për Destin. Barcelona tashmë kishte vendosur ta shesë atë për t'i lënë vend Azpilicuetës.

Dhe mendimi është i njëjtë, nëse Meunieri mund të vijë në “Camp Nou”.

Në janar, Jordi Cruyff e kontaktoi atë për të shpjeguar projektin dhe për ta pyetur nëse donte të vinte. Lojtari shpjegoi se Dortmundi i kishte thënë se nuk mund të largohej, sepse nuk kishte kohë për të gjetur një zëvendësues dhe oferta nuk ishte e mjaftueshme.

Tani gjërat janë ndryshe, por Barcelona nuk do të bëjë oferta shumë të larta - kjo është arsyeja pse Azpilicueta nuk erdhi, pasi ata nuk përputheshin me çmimin e kërkuar të Chelseat. /Zeri.info