
Zyrtare: Chelsea nënshkruan me Marc Cucurellan
Sport
August 05, 2022 - 14:11
Lajmet e fundit nga sporti
Chelsea ka konfirmuar se ka transferuar mbrojtësin, Marc Cucurellan, shkruan Zeri.info.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit anglez përmes një njoftimi.
Lojtari iu bashkua Chelseat nga Brightoni, teksa nuk kanë bërë të ditur për detajet tjera të marrëveshjes.
“DEKLARATA E KLUBIT: MARC CUCURELLA.
Pas raportimeve nga media të shumta këtë javë, mund të konfirmojmë se është arritur një marrëveshje me Brighton and Hove Albion për nënshkrimin e Marc Cucurella”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
Për Cucurellan i interesuar ishte edhe Manchester City, mirëpo “Blutë” u treguan më bindshëm dhe nënshkruan me të. /Zeri.info
It’s Real. ë#CucurellaIsChelsea pic.twitter.com/MXnsWMRLQ4
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2022