Lewandowksi prezantohet para tifozëve në Camp Nou, fanellën me numër 9

Lewandowksi prezantohet para tifozëve në Camp Nou, fanellën me numër 9

Sport August 05, 2022 - 13:35
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munichu.

Lewandowski kompletoi transferimin e tij nga Bayerni te Barcelona në javën e fundit të muajit korrik për një shifër rreth 50 milionë euro.

Megjithatë, polakut iu desh të bashkohej me klubin në përgatitjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara e Amerikës.

Kështu, prezantimi i "Lewas" para tifozëve të Barcelonës në Camp Nou, ka ardhur vetëm sot (e premte).

Nën një pritje të ngrohtë dhe me një stadium bukur të mbushur, Lewandowski është parë i lumtur në prezantim.

Befasia e madhe ishte fanella me numër 9, e cila në sezonin e fundit është mbajtur veshur nga Memphis Depay, i cili nuk është larguar ende nga Barcelona.