Arteta, “i befasuar” nga ajo që Gabriel Jesus i ka sjellë Arsenalit

Arteta, “i befasuar” nga ajo që Gabriel Jesus i ka sjellë Arsenalit

Sport August 05, 2022 - 09:58
Lajmet e fundit nga sporti

Mikel Arteta ka pranuar se është “i befasuar” nga se sa shpejt Gabriel Jesus ka ndikuar në Arsenal.

Braziliani përfundoi një transferim prej 45 milionë euro në veri të Londrës nga Manchester City më 4 korrik, duke i dhënë fund periudhës së tij pesëvjeçare me kampionët e Premier Ligës.

Jesus u bë menjëherë i dashur për tifozët e “Topçinjve” duke shënuar shtatë gola në pesë paraqitje para-sezonale, duke përfshirë një hat-trick mahnitës kundër Sevillas, duke e lënë Artetën të kënaqur.

Jesus, i cili më parë ka punuar nën urdhërat Artetës kur spanjolli ishte asistent i Pep Guardiolës në City, do të luajë ndeshjet e tij të parë konkurrues për Arsenalin kur ata të hapin sezonin e ri 2022/23 të Premierligës sot (e premte) si mysafir te Crystal Palace.

“Kur sillni lojtarët më të mirë nga klubet kryesore ku ata kanë qenë të suksesshëm, ata do të presin presion”, tha Arteta kur u pyet për Jesus në një konferencë shtypi para ndeshjes.

“Roli që ka Gabby këtu do të jetë i ndryshëm nga roli që kishte në City”.

"Kjo do të marrë përshtatje dhe kohë; ai e ka bërë atë në mënyrë fantastike dhe ne jemi të befasuar se sa shpejt e ka bërë”, përfundoi trajneri i “Tropçinjve”. /Zeri.info