Aubameyang merr vendim për të ardhmen pas interesimit nga Chelsea

Aubameyang merr vendim për të ardhmen pas interesimit nga Chelsea

Sport August 05, 2022 - 09:30
Lajmet e fundit nga sporti

Pierre-Emerick Aubameyang mesa duket po planifikon të qëndrojë te Barcelona edhe këtë sezon.

Me ardhjen e Robert Lewandovskit në “Campo Nou” konkurrenca në skuadër u rrit dhe Aubameyang mund të ketë pak frikë për kohën e lojës.

Por megjithatë, sulmuesi dëshiron të luftojë për vendin e tij, në vend që të rikthehet në Premir Ligë duke kaluar te Chelsea.

Siç raporton gazeta “Mundo Deportivo”, Aubameyang është i lumtur që kur mbërriti te Barcelona në janar të këtij viti.

Lojtari 33-vjeçar ka kontratë të vlefshme me Barçën deri më 30 qershor 2025. /Zeri.info