Real Madridi kërkon pasardhësin e Benzemas

Real Madridi kërkon pasardhësin e Benzemas

Sport August 05, 2022 - 09:16
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi po synon Benjamin Seskon dhe Amine Gouirin si nënshkrime të mundshme rezervë për Benzeman, raporton “Radioestadio Noche”, përcjell Zeri.info.

Klubi i sheh sulmuesit e Salzburgut dhe Nices si rezervë të mundshëm të Benzemas dhe duke pasur parasysh moshën e tyre, ata mund të jenë potencialisht pasardhës të francezit.

Sesko ka qenë i lidhur me një numër klubesh më të mira këtë verë, duke përfshirë Barcelonën, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Liverpoolin.

Sesko ka kontratë të vlefshme me Salzburgun deri më 30 qershor 2026, kurse Amine Gouirin me Nicen deri më 30 qershor 2024. /Zeri.info