Laporta flet për situatën e De Jongut

Laporta flet për situatën e De Jongut

Sport July 06, 2022 - 15:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se janë bërë oferta për Frenkie de Jongun, por përsëriti se klubi nuk dëshiron ta shesë atë.

Manchester Unitedi po përpiqet të nënshkruajë me reprezentuesin holandez dhe “Goal” kishte raportuar më parë se ata janë afër një marrëveshjeje me gjigantët katalanas.

Pasi theksoi javën e kaluar se 25-vjeçari nuk do të shitet, Laporta lëshoi përsëri një paralajmërim për palët e interesuara, por pranoi se ka pasur qasje për lojtarin.

Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë prezentimit të Franck Kessie, Laporta tha: "Ai është një lojtar i Barçës dhe nëse nuk kemi nevojë, ne nuk do ta shesim atë. Ne nuk duam ta shesim atë. Ne e dimë se ai ka oferta, por për momentin ne nuk po e shesim këtë lojtar”, ka thënë i pari i klubit katalunas.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barçën deri më 30 qershor 2026. /Zeri.info