Zyrtare: Gjilani transferon Granit Jasharin

Zyrtare: Gjilani transferon Granit Jasharin

Sport July 06, 2022 - 15:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Gjilani ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin Granit Jashari, shkruan Zeri.info.

Ishte vetë klubi gjilanas që konfirmoi transferimin e ri përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Jashari ka nënshkruar kontratë për dy vjet me mundësi vazhdimi.

Mbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Drenicës, teksa tani do ta vazhdojë karrierën te Gjilani.

Postimi i plotë nga klubi (pa ndërhyrje):

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vjet dhe me mundësi vazhdimi.

23-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës, vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zinxhir te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Zeri.info