Fjalët e para të Kessiet si lojtar i Barcelonës

Fjalët e para të Kessiet si lojtar i Barcelonës

Sport July 06, 2022 - 14:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Franck Kessie sot (e mërkurë) u prezantua si lojtari më i ri i Barcelonës, shkruan Zeri.info.

Ai u prezantua në stadiumin “Camp Nou” në praninë e presidentit, Joan Laporta.

Ai gjatë prezantimit ai i tha edhe fjalët e para si lojtar i Barçës.

“Dua ta njoh trajnerin dhe lojtarët, kam dëshirë të madhe të filloj këtu. Duhet të punoj shumë për ta pasur një karrierë që e kishte idhulli im, Yaya Toure, i cili ishte një lojtar mjaft i kompletuar. Kam biseduar me Ibrahimoviqin. Ai më tha se do të ja kaloj mirë këtu. Pozicionin tim në fushë do ta vendosë trajneri, unë mendoj vetëm të punoj”, ka thënë mesfushori.

Kessie do të jetë pjesë e katalunasve deri më 30 qershor 2026. /Zeri.info