Visar Kastrati me asistentët e tij delegohen në ndeshjen e Konferencës së Ligës

Visar Kastrati me asistentët e tij delegohen në ndeshjen e Konferencës së Ligës

Sport July 06, 2022 - 13:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Jo vetëm skuadra e Dritës, por edhe gjyqtari Visar Kastrati do të jetë i angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, është caktuar nga UEFA në ndeshjen e rundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik, në orën 20:00.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët: Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt, Mentor Ajeti.