Futbollisti serb i skuadrës Zalgiris shpërndan postimin, ku shkruhet se ai do të luajë “në të ashtuquajturën Kosovë”

Futbollisti serb i skuadrës Zalgiris shpërndan postimin, ku shkruhet se ai do të luajë “në të ashtuquajturën Kosovë”

Sport July 05, 2022 - 14:36

Futbollisti serb Ivan Tatomiroviq, që është pjesë e skuadrës Zalgiris, kundërshtarit të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ka shpërndarë një postim, ku shkruhet se ai do të luajë “në të ashtuquajturën Kosovë”.

Ballkani dhe Zalgirisi ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:00.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgirisin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit ‘në të ashtuquajturën Kosovë’”, duke shkaktuar një skandal të madh.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanët e Zalgirisit në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë, raporton Demokracia.com.

Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Image

Zalgiris në mesin e futbollistëve ka edhe një serb tjetër në skuadër. Bëhet fjalë për Nemanja Ljubisavljeviq.

Ky i fundit është paraqitur në 16 ndeshje për Zalgirisin në kampionat, ndërsa ka realizuar një gol. Tatomiroviq është aktivizuar në pesë takime.

Dy futbollistët e lartpërmendur janë të lindur në Serbi dhe figurojnë si lojtarë të Zalgiris në vitet e fundit.